Haradinaj emëron Ministrin e ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka emëruar Muzafer Shalën Ministër të ri të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Këtë e bëri të ditur vet shefi i Qeverisë përmes një postimi në Facebook ku edhe i ka uruar punë të mbarë ministrit të ri.

“Kam emëruar sot ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shalën. Pasi i dëshirova punë të mbarë në detyrë, me ministrin e ri biseduam për kontinuitetin e projekteve në këtë dikaster”, ka shkruar Haradinaj.