Haradinaj emëron ministër në detyrë Lulëzim Rafunën pas largimit të Bedri Hamzës

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Lulëzim Rafunën ministër në detyrë të Financave.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës në largim, ka emëruar të mërkurën Lulëzim Rafunën, ministër në detyrë të Financave.

Ky emërim i Rafunës vjen pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i ministrit në detyrë të Financave.

Lulëzim Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish-ministri Bedri Hamza.

Kujtojmë që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje në momentin që është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.