Haradinaj e pranon se ka numër të madh zëvendësministrash, i arsyeton nëse angazhohen më shumë

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me raportin e punës së zëvendësministrave.

Haradinaj ka thënë se shumica e tyre kanë treguar një shkallë të lartë të seriozitetit, raporton lajmi.net.

Kryeministri ka bërë të ditur se nga ta kërkuar efekt të punës dhe ka shtuar se zëvendësministrat do të raportojnë çdo 6 muaj.

Ai ka kërkuar edhe nga ministrat që t’i angazhojnë zv.ministrat duke thënë se edhe pse është një numër i madh i tyre nëse angazhohen iu arsyetohet puna.