Haradinaj: Demarkacioni nuk kalon, vendi të shkojë në zgjedhje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj është shprehur i bindur se Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi nuk do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai është ka thënë se beson fuqishëm se deputetët do t’i përmbahen betimit që kanë dhënë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, prandaj sipas Haradinajt, deputetët nuk do të ndryshojnë qëndrim pavarësisht presioneve që mund të kenë.Këto deklarata, deputeti i AAK-së i ka dhënë në një intervistë për lajmi.net, ku ka folur edhe për mënyrën e funksionimit të koalicionit qeverisës dhe për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për tejkalimin e situatës në të cilën ndodhet vendit, transmeton lajmi.net.Ai gjithashtu ka thënë se pret që lideri i AAK-së dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj do të lirohet nga Gjykata franceze.