Hapi i radhës: Egjipti i vendosë viza Katarit

Egjipti ka imponuar viza për qytetarët e Katarit duke filluar nga e enjtja, thotë nje burim i agjencise turke Anadolu Agency.

Vendimi, i cili u botua në revistën zyrtare, u miratua nga Ministria e Brendshme e Egjiptit dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Mbreti i Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa gjithashtu urdhëroi vendosjen e vizave për vizitorët nga Katari në 30 tetor.

Në muajin qershor, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini kanë ndërprerë papritmas marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Katarin, duke e akuzuar atë për gjoja se “mbështetjen e grupeve terroriste” në rajon. Katër shtetet gjithashtu kërcënuan Katarin me sanksione shtesë nëse Doha nuk arrin të përmbushë një listë të gjatë kërkesash. /MESAZHI/