Hapet Royal Mall, qendra më e re tregtare brenda kryeqytetit

Prej sot, Prishtina ka edhe një Qendër të madhe tregtare, në zemër të qytetit.

Royal Mall sot ka hapur dyert me disa nga brendet më të njohura ndërkombëtarisht, dhe tani konsumatorët kosovar do të kenë brenda vendit firmat më të njohura botërore.

“Royal Mall është lajm i mirë për kryeqytetin tonë, sepse është një model ideal për shoppingun modern të cilin duhet ta ketë Prishtina. Hapësira dhe arkitektura e stilit barok ia jep qytetit tonë një simbol të ri, me të cilin mund të krenohemi të gjithë.” ka thënë Teuta Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Royal Mall.

Royal Mall ka rreth 60 dyqane dhe marka që vijnë për të parën herë në Kosovë, si dhe shumë risi dhe karakteristika të tjera.

Disa nga markat ndërkombëtare që do jenë Royall Mall janë: Michael Kors, Love Moschino, Puma Store, Max Mara, Hugo Boss, Pinko, MaxMara, JOOP!, Only, Diesel, Marella, G-star Raë, Selected Homme, Name it, Camper, Dikkembergs, Tezenis, Intimissimi, Migato, Primadonna Collection dhe Maison de Parfum.