Handanovic “kërcënon” Milanin

Portieri i Interit, Samir Handanovic ka folur para derbit të Madoninës.

Slloveni nuk ka frikë nga rivalët e Milanit, pavarësisht përbërjes së tyre, shkruan indeksonline.

“Ata kanë shumë lojtarë të fortë, por nuk mund të them se kam frikë nga dikush në veçanti”, ka thënë Handanovic.

Interi luan kundër Milanit të dielën në mbrëmje dhe pritet të jetë një përballje shumë interesante.