Hamiltoni barazon rekordin e Schumacherit

Lewis Hamilton ka arritur të dale i pari në kualifikimet për ‘Belgian GP’, duke barazuar rekordin e Michael Schumacher me 68 ‘pole-pozicione’ në karrierën e tij në Formula 1.

“Nuk mund ta besojë këtë. Gjithmonë e kam adhuruar Schumacher-in dhe ende vazhdoj ta dua atë. Kam nderin të mbajë këtë rekord me të, por megjithatë, ai mbetet një nga më të mirët e të gjitha kohërave”, është shprehur Hamillton,

Britanezi i Mercedes, arriti të dalë i pari në kualifikimet e Belgian GP, duke lënë prapa gjermanin e Ferrari-t, Sebastian Vettel, i cili përfundoi në vendin e dytë, dhe ngasësin tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas në pozitën e tretë.