Halil Kastrati i dhuron të shtunën 17 çelësa të banesave, 17 familjeve në nevojë

Humanisti dhe themeluesi i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, para disa ditësh njoftoi se me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të dhuroj 17 çelësa banesash për familjet në nevojë. Ai sot ka bërë të ditur se tanimë i ka gati çelësat që do t’i dorëzojë të shtunën për familjet e përzgjedhura. Në një postim në Facebook, Kastrati ka publikuar foto të 17 çelësave, duke thënë se po gëzohen 17 familje të reja. Më poshtë postimi i Kastratit: Dhurimi i 17 pale çelesave per nder te 17 Shkurtit Po gezohen 17 familje me banesa te reja Diten e Shtune 16/02/2019 Salla e kuqe ne Prishtine Ora 11:00 Ju mirëpresim.