Halil Kastrati e falë Naim Abazin, tregon arsyen

Një deklaratë e Naim Abazit për humanistin Halil Kastrati mori jehonë gjithandej.

Abazi ndër të tjera kishte thënë se Kastrati po bën ua ndërton familjeve në nevojë shtëpi me paratë e të tjerëve, njofton Klan Kosova.

Kjo deklaratë mjaftoi që Abazi të “sulmohet” nga mijëra qytatarë, pasi të gjithë e dijnë veprat madhore që bën humanisti, Halil Kastrati.

Por, është vet Kastrati ai që përmes një postimi të bërë së fundmi në llogarinë e tij Facebook, ka treguar se ai dhe Naimi nuk kanë pasur asnjëherë keqkuptime.

Ndër të tjera humanisti ka thënë se është e drejtë e secilit të flasë atë që mendon, ndërsa të gjithë gabojmë, por që nëse duam mund të falim.

Ky është postimi i tij i plotë:

Te jemi te bashkuar

Me kete fotografi dhe me kete postim ju beje me dije te gjitheve se une me Naimin asnjeher skemi pasur keqkuptime apo mospajtime

Une si Halil dhe Jetimat e Ballkanit ja kemi vene detyre vetes tone qe aktivitetin humanitare ta kemi mision te jeses sone andaj si ne cdo pune apo veper qe ka kritika dhe keshilla, edhe ne here pas here po ballafaqohemi me to ku ne te shumten e rasteve mundohemi te mesojme prej tyre

Ne asnjeher nuk kemi reaguar per asgje por kesaj rradhe meqenese u be teper e madhe ateher vendosem me tregu veten ashtu siç edhe na meson Zoti qe te jemi fales dhe unik me njeri tjetrin

E drejte e çdo kujt eshte te shprehet i lire dhe si te done por pa e cenuar askend tjeter

Ne misionin tone do ta vazhdojme deri ne funde, na presin shume familje nevojtare si dhe na presin projekte te medha
Ne gjithmone kemi ditur ta falim njeri tjetrin, ta ndihmojme njeri tjetrin te jemi tolerant ndaj njeri tjetrit si dhe te jemi bashke

Te gjithe jemi gabimtare dhe te gjithe nese duam munde ta falim njeri tjetrin.