Haki Abazi aderon në Vetëvendosje

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mirëpritur aderimin e analistit politik Haki Abazi në zyrat e lëvizjes Vetëvendosje. Kurti thotë se njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në lëvizjen tonë.

Në zyrat e Vetëvendosjes për t’i uruar mirëseardhjen analistit Abazi ishin edhe shumë anëtarë të kryesisë dhe deputet të lëvizjes Vetëvendosje e ndër ta gjendet edhe ish-deputeti i sapoaderuar nga radhët e LDK-së në VV Shpejtim Bulliqi. Më poshtë statusi i plotë i Kurtit në facebook.