Hakerët zbulojnë raportet e ngushta mes Emirateve dhe Izraelit

Hakerët kanë lëshuar serinë e parë të emaileve të rrjedhura nga llogaria e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara, Yousef al-Otaiba.

Portali informativ amerikan Intercept njoftoi të shtunën se emailet e lëshuara nga një grup i quajtur “Rrjedha globale” tregojnë marrëdhëniet midis El-Otaibas dhe një think-tanku proizraelit, neokonzervativ.

Email-et, disa prej të cilave datojnë nga viti 2014, zbulojnë një nivel të lartë të bashkëpunimit në mes të think tankut i cili financohet nga miliarderi pro-izraelit Sheldon Anderson dhe Emirateve te Bashkuara Arabe.

Emailet gjithashtu tregojnë bashkëpunim të qartë midis think tankut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në një fushatë për të ulur imazhin dhe rëndësinë e Katarit si një fuqi rajonale dhe globale, duke përfshirë edhe nxitje te gazetarëve për të botuar artikuj që akuzojnë Katarin dhe Kuvajtin për mbështetjen e “terrorizmit”.

Ziad Jilani, një nga autorët e raportit të Intercept, tha për Al Jazeera se email-et mbështesin pretendimet “se ekziston një bashkepunim midis disa vendeve të Gjirit, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Izraelin”. /MESAZHI/