Hajnat vjedhin zërimin e një xhamie në Pejë

Ezani nuk u dëgjua në dy ditët e fundit nga xhamia në Pejë.

Pasi aty hajnat vodhën zërimim të hënën.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e cila po e vlerëson si vjedhje të rëndë.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar imam i xhamisë ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar brenda në objektin e xhamisë dhe kanë vjedhur zërimin: tre mikrofona dhe një mikset. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.Rasti është iniciuar për vjedhje të rendë.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar vjedhjet më xhami nga ana e hajnave.

SHPËRNDAJE