Hajnat vjedhin rreth 44 mijë euro në një lokal

Një menaxhere lokali në Rrugën B në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë  kanë depërtuar në brendinë lokalit  dhe nga kasaforta  kanë arritur të vjedhin  një shumë parash prej 43.466€.

Në lidhje me rastin është njoftuar  prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar, njofton Klan Kosova.