Hajnat vjedhin një shumë të parave në një pompë të derivateve

Një person ka raportuar në polici se dje në pompën e derivateve ku punon në Sllatinë të Fushë Kosovës, kanë hyrë dy persona të maskuar dhe kanë grabitur një shumë të parave, shkruan klankosova.

Sipas raportit 24 orësh të policisë ata i vjedhin paratë nën kërcënimin me armë dhe me thikë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.