Hahn: Morëm mësim nga e kaluara, BE s`pranon vende që kanë probleme me fqinjët

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë se 2018-ta do të jetë shumë i rëndësishëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por, Hahn ka thënë se BE nuk i pranon vendet që kanë probleme me fqinjët.

“Ne nuk e duam një gjë të tillë, është mësim nga e kaluara”, është shprehur ai.

Sipas Hahn, BE nuk mund të integrojë brenda saj vende që akoma nuk i kanë zgjidhur çështjet e tyre.

“2018-ta do sjellë edhe një mundësi për të zhvilluar tutje procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. BE duhet t`i bindë vendet që duan të integrohen se rifillimi i procesit për zgjerim është interes i të dyja palëve”, ka thënë ai.