Hadërgjonaj dhe Paqarada protagonist te skuadrat e tyre

Yjet e Kombëtares së Kosovës kanë treguar formë të mirë në fillim të këtij sezoni, në ligat ku paraqiten.

Paraqitje të mira të premten kanë treguar edhe Florent Hadërgjonaj dhe Leart Paqarada, njëri në Angli dhe tjetri në Gjermani, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Huddersfield u mposht 1:2 nga Fulham, mbrojtësi i djathtë i Kosovës, ishte ndër më të mirët në fushë për skuadrën e tij, duke regjistruar edhe asistim te momenti i golit.

Një asistim ka bërë edhe Leart Paqarada te Sandhausen, në fitoren 3:2 ndaj Nurnberg, në ligën e dytë gjermane.

Forma e mirë e lojtarëve të Kosovës, është sinjal i mirë për trajnerin Bernard Challandes, para grumbullit për ndeshjet e shtatorit, kur Çekisë dhe Anglisë.

SHPËRNDAJE