Gybeklitepe, aty ku gjenden tempujt më të vjetër në botë (Foto)

Pas riparimit të kulmit të qendrës së tempullit në Göbeklitepe, e cila gjendet në “Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore” të Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), pritet tërheqja e më shumë vizitorëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra është e lokalizuar në krahinën Haliliye, 18 kilometra larg qendrës së qytetit, në afërsi të lagjes Örencik. Për të paren herë u zbulua në vitin 1963 nga studiuesit e Universiteteve të Stambollit dhe Chicago-s gjatë studimeve të sipërfaqes dhe gërmimet në qendrën Göbeklitepe vazhdojnë për 54 vite.

Göbeklitepe, duke filluar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë si dhe nga shumë shoqata dhe organizata ndërkombëtare në botë, pranohet si “qendra më e vjetër tempullore në botë”. Para 6 viteve ishte pjesë e Listës së Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkaq këtë vit do të jetë një prej kandidatëve të Turqisë në Takimin e 42-të të Komitetit për Trashëgimi Botërore.

Në Göbeklitepe po bëhen përgatitjet e fundit për kandidaturën në UNESCO dhe janë në përfundim e sipër punimet disavjeçare për çatinë 4 mijë kilometra katrorë të çelikut, e cila ka për qëllim mbrojtjen dhe përdorimin sa më të mirë të qendrës.

Vitin e kaluar, qendra në fjalë u mbyll për vizita për shkak të punimeve në katin e sipërm, por u rihap sërish pas përfundimit të punimeve. Vizitorët, falë çatisë mbrojtëse, mund të shëtisin qetësisht në zonë dhe të shikojnë veprat në mënyrë të qartë.

Parashikohet që rihapja e Göbeklitepe për vizitorë do të mundësojë një sezon turistik dinamik për rajonin.

Në deklaratën për AA, prefekti i komunës Haliliye, Fevzi Demirkol, tha se Göbeklitepe, e cila cilësohet si “pika zero e historisë”, pret vizitorët me pamjen e re.

Demirkol theksoi që si komunë, kanë ndërmarrë hapa të ndryshëm për promovimin e Göbeklitepe-s dhe shtoi që kjo do të japë kontributin më të rëndësishëm në turizmin e qytetit.

“Një vepër në turizmin turk që do t’i mbijetojë kohës”

Duke thënë se beson se pamja e re e Göbeklitepe-s do të tërheqë më shumë turistë, Fevzi Demirkol shtoi:

“Göbeklitepe është ndërtimi më i vjetër i njohur në botë dhe është një vepër që ndryshon historinë botërore dhe arkeologjike. Për këtë jemi arsye, jemi shumë të lumtur që Göbeklitepe është në komunën tonë, në Şanlıurfa dhe në Turqi. Gjithashtu është bërë dhe rregullimi i çatisë në mënyrë që vizitorët të shëtisin Göbeklitepe në një ambient të rehatshëm. Për këtë arsye ishte e mbyllur për ca kohë megjithatë kjo nuk është një çati e thjeshtë por është një projekt 6,5 milion eurosh. Prandaj dhe duam që Göbeklitepe ta promovojnë në mënyrë të denjë. Ky vend njihet si ‘pika zero e historisë’, por ne e promovojmë me sloganin ‘Nuk ka më të vjetër se kjo’. I ftojmë të gjithë bashkëqytetarët dhe histori-dashësit që të vijnë për të parë dhe njohur këtë vend. Ne, të rinjtë dhe fëmijët e krahinës sonë i dërgojmë për vizitë në mënyrë që të konceptualizojnë rëndësinë e Göbeklitepe-s ndërkaq vizitorët e ardhur i presim në mënyrën më të mirë.”

“Nëse Göbeklitepe promovohet në mënyrë të denjë dhe tërheqim turizmin botëror drejt këtij vendi, prej kësaj do të marrin një pajë të madhe dhe ekonomia e Şanlıurfa-s dhe Turqisë. Në kuadër të kësaj do të bëjmë të gjitha punimet e nevojshme për të promovuar këtë vend. E dimë që Göbeklitepe është vepër në turizmin turk që do t’i mbijetojë kohës dhe besojmë se me meritë do të fitojë vendin në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për vitin 2018”, – u shpreh Demirkol duke bërë të ditur që Göbeklitepe është afro 7 mijë e 500 vite më e vjetër se piramidat e Egjipitit apo dhe monumentit Stonehenge në Britani.

Demirkol më tej falënderoi dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe të gjithë ata që kanë dhënë mund e kontribut dhe shprehi pritshmëritë e tij se falë kësaj sezoni turistik në qytet do të jetë më intensiv.

“Profesionistët e turizmit kanë pritur këtë lajm për një kohë të gjatë”

Kreu i Odës së Udhëzuesve Turistikë Rajonal, Müslüm Çoban, tha se rihapja e Göbeklitepe për vizita do të shkaktojë ardhjen e një numri të madh të turistëve vendës dhe të huaj në qytet.

Ai poashtu theksoi që profesionistët e turizmit kanë pritur këtë lajm për një kohë të gjatë: “Dalëngadalë po hapet sezoni turistik në rajonin tonë. Ka një kohë të gjatë që të gjithë presin të hapet Göbeklitepe. Urojmë që me gjendjen e re, Göbeklitepe të tërheqë edhe më shumë turistë. Presim që këtë vit në rajonin tonë të vijnë afro 1 milionë vizitorë vendës dhe të huaj. Përgatitjet i bëjmë sipas kësaj.”

Sinem Kıran, vizitore nga Stambolli, tha se ka një kohë të gjatë që Göbeklitepe e ndjekë nga mediat por që assesi nuk i është dhënë rasti për ta vizituar.

Duke treguar që është hera e parë që po e sheh Göbeklitepe, Kıran shtoi: “Ky vend është vërtetë shumë i rëndësishëm. Më parë nuk ka qenë shumë e mundur të parit ndërtimet por me çatinë e re tanimë këto ndërtime të mrekullueshme mund të shihen shumë më mirë. Kur e pash këtë vend u emocionova shumë, i ftojmë të gjithë të vijnë të shohin këtë vend.”

Göbeklitepe

Në Göbeklitepe gërmimet vazhdojnë pandërprerë që nga viti 1963 kur studiues nga Universitetet e Stambollit dhe Chicago-s e vërejtën këtë vend derisa po studionin sipërfaqen.

Në studimet e përbashkëta të Institutit Gjerman Arkeologjik në Berlin dhe Muzeut të Şanlıurfa-s, studime këto që zgjasin që nga viti 1995, janë gjetur gurë në formë të kafshëve të egra që ngjasojnë “T”-së, të gjata 3-6 metra dhe të rënda 40-60 tonë.

Gjatë gërmimeve janë gjetur dhe mbetjet e tempullit më të vjetër në botë, mbetje të larta 8-30 metra dhe me forma rrethore dhe drejtkëndore. Gjithashtu janë gjetur dhe vepra të llojllojshme historike si statuja 65 centimetërshe të njeriut.