Gül: Deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion rreth parregullsive për zgjedhjet

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdulhamit Gül, tha se deri tani nuk kanë marrë asnjë informacion rreth parregullsive në lidhje me zgjedhjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Gül bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët mbërriti në shkollën Hasan Celal Güzel në Gaziantep për të votuar.

Ai pasi votoi në deklaratën për gazetarët shprehu dëshirën që zgjedhjet të jenë në të mirë të vendit, popullit dhe demokracisë.

Ndërsa në lidhje me pyetjen nëse ka ndonjë vështirësi rreth zgjedhjeve, Gül tha se: “Deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion rreth parregullsive në lidhje me zgjedhjet. Të gjithë po votojnë në paqe”.