Guardiola largon tre lojtarë

Manchester City është sërish një ndër ekipet që po shpenzon më shumë për merkaton e këtij sezoni duke afruar një mori lojtarësh, por kjo ka sjellë mbi popullim të pozicioneve në fushë duke bërë që Pep Guardiola të hapë derën për të paktën tre lojtarë të tij.

Ata janë Samir Nasri, Eliaquim Mangala dhe Kelechi Iheanacho.

“Nasri e di situatën, ne kemi shumë lojtarë në mesfushë. Sa i përket Mangalas, është një vendim që duhet t’a diskutojmë me përfaqeësuesit e tij. Ata janë këtu dhe na duhet të flasim. Ndërkohë, mendoj se Kelichi do të largohet prej nesh për të shkuar të Leicester City”.,- tha Guardiola duke i treguar derën kështu tre lojtarëve të tij.