Guardiola: Duhet të bëhemi si Barca, Juve ose Bayern, jo si Reali

Pep Guardiola i ka bërë thirrje Manchester City për të emituar Juventusin,Bayern Munichun dhe Barcelonën tri ekipet që ai beson se kanë qenë ekipet më të mira në Evropë gjatë dekadës së fundit. Real Madridi ka fituar katër nga pesë Ligat e Kampionëve, por Guardiola ka bërë të qartë se nuk e sheh këtë etapë si sukses për Los Blancos. Ai ka hedhur poshtë idenë se City mund të fitojë katër trofe këtë sezon Premier League,Ligën e Kampionëve,FA Cup,dhe Kupën Carabao por ai tha se do të dëshironte që ekipi i tij të emitonte Juventusin, Bayernin dhe Barçën duke fituar vazhdimisht titullin e ligës premier.