Guardiola: Arijanet Muriqi ishte i jashtëzakonshëm

Pep Guardiola është deklaruar pas kalimit të Manchester Cityt në finale të EFL Cup. Manchester City e eliminoi Burtonin nga EFL Cup me rezultat të përgjithshëm, 10:0, ndërsa Pep Guardiola është shprehu tejet i kënaqur. Trajneri spanjoll gjithashtu është ndalur të flet edhe për paraqitjen e Ariajnet Muriqit, duke e vlerësuar lartë atë. “Ishte një ndeshje shumë e mirë edhe pse fusha ishte shumë e vështirë, shumë e rrëshqitshme”, tha fillimisht Guardiola, përcjell lajmi.net. “Ne zhvilluam një ndeshje të madhe, por që humbëm shumë pasime, ndërsa Burton i kishte disa shanse të mira për gol. “Muriqi? Ai ishte i jashtëzakonshëm. Ne jemi në finale”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll.