Grushtoi futbollistin, gjyqtari italian pezullohet për pesë vite nga futbolli

Soccer referee

Një gjyqtar në divizionin e tetë të futbollit në Itali është pezulluar për pesë vite nga futbolli, për shkak se goditi një futbollist.

Më 25 nëntor, në ndeshjen mes ASD Buggerru dhe Monreale Calcio, kur një lojtar i skuadrës së fundit u zëvendësua, tentoi që ta rrëmbente topin në mënyrë që ndeshja të zhvillohej menjëherë.

Kjo rezultoi me një përleshje mes tij dhe gjyqtarit anësor, i cili goditi lojtarin e Monreale, transmeton IndeksOnline.

Image result for linesman serie a

Përveç kësaj, ndodhën edhe përleshje mes tifozëve të të dyja skuadrave në tribuna.

Andaj, zyrtari kryesor i ndeshjes vendosi që ta pezullojë këtë ndeshje.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 1 dhjetor, por gjyqtari anësor i lartëcekur është pezulluar për pesë vite nga futbolli.