Gruevskit mund t’i merret mandati, sonte paralajmërohen protesta në Shkup

Komisioni kuvendar për çështje të mandatit dhe të imunitetit me 6 vota “pro” dhe asnjë të përmbajtur, nga gjithsej 9 anëtarë sa numëron ky komision, ka vendosur që të pranojë kërkesën e gjykatës dhe i dha rekomandim Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit dhe ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, për shkak të dënimit me burg prej 2 vitesh, që i është shqiptuar në rastin “Tank”.

Shumica e deputetëve në sallën e komisionit votuan për marrjen e mandatit. Pesë deputetët nga gjithsej nëntë votuan “pro” marrjes së mandatit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa pas këtij votimi procedura kalon në seancë plenare.

Për t’u marrë mandati ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, do të duhet Kuvendi që të votojë me 2/3 e votave apo 80 deputetë, për çka do të duhet edhe pëlqimi i deputetëve të cilët kanë dalë nga grupi i VMRO-DPMNE-së. Por, ata janë shpreh kundër kësaj iniciative.

Ndërkohë, mbështetës të VMRO-DPMNE për sonte kanë paralajmëruar protesta në Shkup në mbështetje të ish kryeministrit Gruevski.