Gruaja që u godit nga kamioni në Prishtinë, ka nevojë për ndihmë

Gruaja shtatzënë e cila u godit nga një kamion deri sa ishte duke ecur gjatë trotuarit në Prishtinë, tani ka nevojë për ndihmë financiare. Përveç plagëve të rënda që ajo morri nga ky incident, ajo humbi edhe fëmijën e saj që kishte në bark. Është mësuar se ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për t’u transferuar në ndonjë spital të Tiranës apo Shkupit, asaj i nevojitet ndihmë financiare. Të interesuarit që duan ta ndihmojnë viktimën, mund ta kontaktojnë këtë numër: 043 857 755 – Valon Tahiri