Gruaja gjermane burgoset me 9 vjet pasi kreu dy krime bizare

Një grua 46 vjeçare gjermane u dënua me nëntë vjet e gjysmë burg për vrasjen me paramendim të dy fëmijëve të saj të sapolindur. Ajo i futi fëmijët në një friz, dhe mbajti trupat e tyre atje për 14, respektivisht 10 vjet.

Trupat e ngrira u zbuluan në janar, në banesën e gruas ku banonte. Ajo jetonte ne Benndorf, një fshat me 2.000 banorë në Gjermaninë Lindore.

Në vitin 2004, shtatzënia e saj e fshehur rezultoi në lindjen e një foshnjeje, të cilën gruaja e vuri menjëherë në një qese plastike, e cila, sipas deklaratës së saj, e kishte përgatitur paraprakisht. Pastaj, ende duke marrë frymë, foshnja u la në frigorifer për të vdekur.

I njëjti skenar u përsërit katër vjet më vonë, në vitin 2008, pasi gruaja lindi një djalë. Autopsia konfirmoi se të dy fëmijët kanë lindur të shëndetshëm. Gruaja, e cila ka dy fëmijë të tjerë më të mëdhenj, nuk u përpoq ta mohonte fajin.

“Ajo që bëra është serioze. Unë duhet të dënohem për të, “i tha ajo gjykatës nga e cila po ndiqet penalisht. /MESAZHI/