Gruaja e të arratisurit të FETO-s Öksüz filmohet në Amerikë

Gruaja e të arratisurit të FETO-s, Adil Öksüz, një nga emrat kryesorë në hetimin kundër tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 Aynur Öksüz u filmua para shtëpisë së saj në New Jersey të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Adil Öksüz një nga emrat kyç në tentativën për grusht shteti i njohur si “imam i FETO-s në forcat ajrore”, konsiderohet si krahu i djathtë i Fetullah Gülen-it dhe njeriu i dytë brenda organizatës terroriste.

Gruaja e Adil Öksüz pasi që anëtarë të organizatës terroriste të FETO-s të infiltruar në radhët e ushtrisë turke kryen tentimin e grusht shtetit, u largua nga Turqia dhe u vendos në shtëpinë e vëllait të saj Abdulhadi Yıldırım gjithashtu anëtar i FETO-s.

Sipas filmimit të AA-së, mund të shihet se anëtarët FETO-s në SHBA, në bazë të automjeteve dhe shtëpive ku banojnë, bëjnë një jetë luksoze, që është pjesë e strategjisë së FETO-s për të ringjallur shpresën dhe për të mos lejuar rrënimin e tërësishëm të strukturave të organizatës terroriste. Lagjja Ridgefield semti, ku u filmua Aynur Öksüz, është një nga lagjet më luksoze dhe më të sigurta në New Jersey.

Shtëpia në avenynë Clark, me vlerë rreth gjysmë milioni dollarë, nuk është gjithçka që miku i Öksüzit posedon. Para ndërtesës janë të parkuara tre vetura luksoze.

Përndryshe, Abdulhadi Yıldırım kohët e fundit është filmuar duke puthur flamurin amerikan.

– Adil Öksüz, i arratisuri i FETO-s, fshihet në Berlin

Sipas letrës së gazetarit të AA-së, Adil Öksüz fshihet në Friedelstr 48, 12047, në rrethin e Neukollnit të Berlinit, më saktësisht në një apartament që ishte në emër të S. Yasar.

Gazetarët e AA-së erdhën në adresën e lartpërmendur në një lagje që ishte kryesisht e banuar nga të huajt. Kishte një apartament nën emrin Yasar në ndërtesë, por askush nuk hapi derën pas ziles.

Qiramarrësit e gjermanëve në këtë ndërtesë thanë se nuk njihnin askënd me emrin Yasar.

Ajo që është interesante është se ajo është në një apartament që nuk ka pamje në rrugë, por vetëm në pjesën e pasme ë ndërtesës, kështu që është e pamundur të shihet nga rruga.

– Ali A., personi kryesor që fsheh Öksüz-in

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, emri kyç që fsheh Öksüz-in në Berlin është njëri nga emrat me ndikim në organizatën terroriste FETO, Ali A.

Ali A., përndryshe është pronar i një numri të madh të patundshmërive në kryeqytetin e Gjermanisë, pas tentimit të dështuar të grusht shtetit më 15 korrik 2016 në Turqi. Ai ka organizuar kalimet ilegale të një njumri të pjesëtarëve të FETO-s nga Turqia në Gjermani si dhe në vende të tjera evropiane.

Poashtu edhe deklaratat e dëshmitarëve okularë janë në linjë se Ali A., në apartamentin e S. Yasar fsheh një numër anëtarësh të organizatës FETO. Përveç kësaj, thuhet se Oksuz me ndihmën e Ali A. lëviz pa kurrfarë pengese brenda Gjermanisë.

Përveç që ndihmon të ikurit e FETO-s, Ali A. mban dhe kontakte me strukturat terroriste në Poloni dhe Kirgistan.

Të arratisurit e FETO-s, të cilët nga Turqia kaluan në vendet e bllokut lindor, pas një kohe filluan të vijnë në Berlin, i cili në njëfarë mënyre u bë si qendër grumbullitmi për të arratisurit e FETO-s.

– Strukturat e FETO-s në Gjermani

Gjermania është vendi evropian në të cilin organizata terroriste FETO ka formuar një nga strukturat më të zhvilluara, kurse në këtë vend vepron përmes organizatave joqeveritare, kompanive dhe portaleve të internetit.

Një numër sipërmarrësish të lidhur me FETO-n në Gjermani, kryesisht në Berlin, pas tentimit të grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut, kanë ndryshuar emrat e kompanive të tyre.

Për faktin se nuk mund të gjenin nxënës që regjistroheshin në institucionet e tyre arsimore, strukturat e FETO-s në Gjermani pësuan krizë financiare, pas së cilës filluan të shesin disa objekte shkollore apo t’i lëshojnë me qira për kujdesin e refugjatëve sirianë.

Strukturat e FETO-s në Gjermani vazhdojnë në çdo formë t’u ofrojnë mbështetje pjesëtarëve të organizatës të cilët pas tentativës për grusht shteti kanë ikur nga Turqia në vendet tjera të botës. Mësohet se struktura e FETO-s në Gjermani strehon dhe ofron mbështeje për të paktën 4.000 të arratisur.