Griezmann: Kur u finalizua transferimi te Barcelona, e thirra babanë dhe qaja nga gëzimi

Antoine Griezmann e ka pranuar se kompletimi i transferimit të tij nga Atletico Madrid te Barcelona e ka bërë atë të qaj.

Ylli francez më në fund u bë lojtar i Barcelonës pasi klubi katalunas vendoi të paguajë  klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh javën e kaluar.

Në një intervistë ekskluzive me gazetës Marca, Griezmann zbuloi se iu mbushën sytë me lot kur e kompletoi transferimin në Camp Nou.Lexo po ashtu:

Griezmann: Mezi pres të luaj me Messin, jam i ngazëllyer për ta parë atë çdo ditë

Griezmann: Mezi pres të luaj me Messin, jam i ngazëllyer për ta parë atë çdo ditë

Si ndjehesh në ditët e para si lojtar i Barcelonës?

“Mirë, me të vërtetë mirë, me shumë stres dhe presion për të finalizuar të gjitha. Dëshiroja t’i jepja fund pushove dhe të filloja këtë sfidë të re”.

Griezmann gjatë prezantimit te Barcelona

“Dhoma e veshjes më ka mirëpritur shumë mirë: lojtarët, trajnerët dhe mjekët”.

“Për momentin , jam duke shijuar atë dhe le të shpresojmë se mund të fitoj besim të mjaftueshëm për të folur, të jem unë dhe të kënaqem”.

“Epo thirra babanë dhe fillova të qaj me lumturi, sepse isha aty, gjithçka u bë”.

“isha me miqtë e mi, gruan time dhe fëmijët e mi dhe ishte një moment i pabesueshëm”, përfundoi Griezmann. 

SHPËRNDAJE