Griezmann flet për herë të parë si lojtar i Barcelonës

Antoine Griezmann ka folur për herë të parë si lojtar i Barcelonës.

Ylli francez për televizionin e Barcelonës, ka premtuar se do të mbrojë me përkushtim fanellën katalane.

Ai ndër tjera thotë se ka ardhur koha për të pranuar sfidën e një destinacioni të ri.

“Babai im më mësoi si fëmijë se trenat nuk vijnë vetëm një herë. Ka ardhur koha për të pranuar sfidën e një destinacioni të ri”, deklaron Griezmann, përcjell lajmi.net.

“Unë do të mbroj fanellën e Barcelonës me përkushtim dhe angazhim”

“Është momenti ynë, është rruga jonë”.