Grevë në AShNA, asnjë fluturim për katër orë në Aeroport

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë që nga ora 08:00 nuk ka ateruar as fluturuar asnjë aeroplan, raporton Indeksonline. Krejt kjo si pasojë e grevës së punëtorëve të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) sa i përket Ligjit për Pagat. Fluturimet dhe aterimet do të mund të zhvillohen vetëm pas orës 12:00. Indeksonline ka mësuar nga sindikalistët e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON) se greva nesër do të jetë tetë orëshe, të shtunën 12 orëshe, të dielën për shkak të festës do të punohet ndërsa nga e hëna greva do të jetë 24 orëshe. Andaj lidhur me situatën e krijuar dhe pamundësisë së ofrimit të shërbimit të navigimit ajror për kohën e paralajmëruar të grevës, Drejtori i ASHNA-së, u kërkon ndjesë pasagjerëve të cilët e shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për fluturime nga Prishtina dhe anasjelltas. ASHNA do njoftoj me kohë për zhvillimet e mëtejme lidhur me mbarëvajtjen e operimeve në ditët në vazhdim.
SHPËRNDAJE