Greva në arsim, orët e humbura do të kompensohen

Greva e SBASHK-ut që zgjati për rreth 3 javësh ka shkaktuar humbje të shumta të orëve mësimore.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thotë se një nga mënyrat që mund të përzgjidhet për zëvendësimin e orëve është vazhdimi i mësimit për tri javë nga dita kur është paraparë përfundimi i mësimit.

Por nga SBAShK-u thonë se janë mësimdhënësit ata që do të vendosin kur do të ndodhë ky zëvendësim.

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, ka treguar disa nga mënyrat që janë paraparë të ndodhë zëvendësimi pas takimit që kanë pasur me drejtoritë komunale të Arsimit.