Greta Thunberg përballë lidërve botërorë: Shtëpia jonë është në zjarr

Greta Thunberg përballet sërish me liderët botërorë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Aktivistja për çështjet e klimës, foli me tone të ashpra në një grup diskutimi teksa u bëri thirrje liderëve që t’i dëgjojnë thirrjet e të rinjve.

“Klima dhe mjedisi janë çështje të rëndësishme tani, dhe kjo falë të rinjve. Por sigurisht, nëse e shikoni nga një këndvështrim tjetër, asgjë nuk është bërë përderisa emetimet globale të gazit të karbonit nuk janë reduktuar”, tha Greta.

Adoleshentja përgëzoi protestat globale në mbrojtje të klimës por kërkoi që të veprohet me shpejtësi në parandalimin e ndryshimeve klimatike, dhe kërkoi më shumë vëmendje për këtë kauzë pasi sipas shtëpia jonë është në zjarr.

“Shtëpia jonë është ende në zjarr. Mosveprimi juaj po i ndez flakët edhe më tej dhe ne po ju themi të veproni për fëmijët tuaj që i doni mbi gjithçka tjetër. Shkenca dhe zëri i të rinjve nuk është në qendër të diskutimeve, aty ku duhet të jetë”, vijoi Thunberg./Opinion.al