Grenell nuk ia kërkoi Kurtit formimin e qeverisë: SHBA nuk është e interesuar të ndërhyjë

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është takuar sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Pas takimit, Grenell ka thënë se kishte knaqësinë të takohej me Kurtin, por se nuk është i interesuar të ndërhyjë në çështje të brendshme.

“I thash Kurtit se vende si Britania e Madhe, Gjermania e disa tjera kanë pasur mosmarrëveshje derisa e kanë formuar qeverinë, ne po shikojmë se çfarë do ndodhë ditët në vijim”, ka deklaruar Grenell, raporton lajmi.net.

Ai shtoi se po takohet me Kurtin dhe Mustafën vetëm për t’i inkurajuar që të krijojnë qeverinë e re.

Tutje, ai ka theksuar se SHBA-të janë të interesuara të investojnë në Kosovë, të krijojnë vende pune dhe bizneset të rriten.

“Po shikojë t’i ndihmojë njerëzit dhe ekonominë që rritet, ky ishte mesazhi ime këtu dhe të njëjtin do e jap edhe në Serbi”.

Ai ritheksoi faktin se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën kundër Kosovës.