Grenell jep detaje për takimin e djeshëm

 I dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se takimi për linjën hekurdhore mes dy vendeve shkoi aq mirë, sa që u diskutuan edhe çështje të tjera, pa i specifikuar ato.

Grenell deklaroi se ka pasur përparim të mirë në Letrën e Synimeve për Bashkëpunimin Hekurudhor.

“Është arritur përparim i mirë në Letrën e Synimeve për Bashkëpunimin Hekurudhor”, tha Grenell të në një deklaratë për AP-në.

Ai theksoi se bisedimet po shkonin aq mirë, sa u diskutuan edhe çështje të tjera.

Marrëveshja për trafikun hekurudhor erdhi të njëjtën javë kur palët ranë dakord për vendosjen e një linje të drejtpërdrejtë ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit.