Gratë në Zelandën e Re vendosin shamia për t’u solidarizuar me myslimanët

Një javë pas sulmit terrorist kur një person i armatosur hyri në dy xhamitë në Christchurch në Zelandë të Re duke vrarë 50 vetë dhe duke lënë të plagosur dhjetëra të tjerë, gratë në gjithë kombin kanë vënë shami për të përkrahur komunitetin mysliman. 

Thaya Ashman, një mjeke, krijoi Shaminë për Haromoni, pasi mori vesh se një grua myslimane po frikësohet të vendosë shaminë pasi mendoi se do të jetë cak i dhunës pas sulmit terrorist, njofton Klan Kosova.

Ashman, e cila paraprakisht u konsultua me Këshillin Mysliman të Grave në Zelandë të Re, tha se ishte një gjest që gratë jomyslimane të shprehin solidaritet derisa vendi po përballet me pasojat e sulmit terrorist. 

“Unë doja që t’u thosha: Ne jemi me ju, ne duam që ju të ndiheni si në shtëpi kur jeni në rrugë, ne ju duam, përkrahim dhe respektojmë juve”, i tha Ashman Reuters.Gratë të cilat iu bashkuan lutjeve në hapësirën e jashtme të xhamisë Al Noor në Christchurch, ku shumica e viktimave u vranë, po mbanin shami si shenjë respekti.

Të tjerë në Zelandën e Re, duke përfshirë edhe gazetarët u bashkuan me këtë gjest dhe ndanë fotografi në mediat sociale.