Granit Xhaka emërohet kapiteni permanent i Arsenalit

Granit Xhaka ka pranuar sot një lajm mjaft të mirë.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, është shpërblyer nga skuadra e Arsenal për angazhimin e tij.

Xhaka është emëruar kapiteni i ri permanent i skuadrës së Arsenal, raporton lajmi.net.

Ky lajm i mirë për kosovarin vjen pikërisht në ditëlindjen e tij të 27-të.

Xhaka ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në vitet e fundit, duke qenë pjesë kryesore edhe në planet e Unai Emery. /Lajmi.net