“Granit Xhaka e meriton suksesin”

PARIS, FRANCE - JUNE 15: Granit Xhaka of Switzerland in action during the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Switzerland at Parc des Princes on June 15, 2016 in Paris, France. (Photo by James Baylis - AMA/Getty Images)

Leo Lacroix, lojtar zviceran i skuadrës së Hamburgut ka lavdëruar Granit Xhakën, duke e cilësuar mesfushorin e Arsenalit një ‘Playmaker të vërtetë’ , i cili meriton të luajë në një nga klubet elitë në futbollin evropian.

Xhaka 26 vjeçar, konsiderohej një nga mesfushorët më premtues në Evropë kur në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach kaloi te Arsenal.Ai që atëherë është bërë një lojtar kyç te Arsenal, duke luajtur në secilën ndeshje në sezonin e kaluar, ndërsa ka munguar vetëm një herë këtë sezon.

“Unë kam luajtur me Xhakën në ekipet zvicerane U18 dhe 19, pastaj ai kaloi te ekipi i parë”, ka deklaruar Lacroix, përcjell ‘lajmi.net’.“Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, ai mund të bëjë dallimin me kalimin e tij, rikuperimin e topit, golat, ai është një lojtar i vërtetë”.“Ai është kapiten i Zvicrës dhe skuadrat është e ndërtuar rreth tij, ndërsa tani luan rolin kryesor te Arsenal. Gjithçka që i ndodh atij është e merituar, sepse është një punëtor i vërtetë