Granit Xhaka, arma më e rëndësishme e arsenalit zviceran

PARIS, FRANCE - JUNE 15: Granit Xhaka of Switzerland in action during the UEFA EURO 2016 Group A match between Romania and Switzerland at Parc des Princes on June 15, 2016 in Paris, France. (Photo by James Baylis - AMA/Getty Images)

ATSH-AFP/ – I shndërruar në lojtarin zviceran më të shtrenjtë në botë me transferimin e tij prej 40 milionë eurosh te Arsenali në vitin 2016, mesfushori, Granit Xhaka, 25 vjeç, konfirmon këtë sezon potencialin e tij për t’u kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës zvicerane.

Në hijen e Xherdan Shaqirit, i cili ka qenë për shumë kohë shpresa e vetme e zviceranëve, Xhaka, trajnuar ashtu si bashkëpatrioti i tij në FC Bale, ka kaluar në mënyrë të pamohueshme në një nivel tjetër që prej largimit nga Monchengladabch në verë të vitit 2016 për klubin londinez.

I formuar tek Borussia nga një tjetër zviceran, trajneri Lucien Favre, Xhaka, fitoi kupën FA Cup dhe Community Shield kundër të njëjtit kundërshtar, Chelsea gjatë sezonit me Gunners.

Këtë sezon, lojtari me origjinë shqiptare ka kontribuar në suksesin e Arsenalit në Europa League duke e çuar deri në gjysmë finale ku Gunner është dorëzuar përballë fituesit të ardhshëm Atletico Madrid.

I kritikuar shpesh për performancat e tij jo të mira, Xhaka ka përfunduar sezonin shumë më mirë nda sa e filloi. I mbetet tashmë të konfirmojë pritshmëritë nën bluzën e Nati për Kupën e dytë të Botërorit.

I pranishëm në Brazil gjatë Botërorit 2014, ai shënoi vetëm një gol kundër Francës në fazën e grupeve.