Gra që e shkelin dhimbjen – Pasi e burgosi regjimi, e braktisi bashkëshorti

Sundus Fulfule, një grua e cila ishte e burgosur 11 muaj nga regjimi i Bashar Al-Asadit, e detyruar të lind në burg dhe pasi që doli nga burgu është braktisur nga bashkëshorti, për herë të tretë studion që të mund të qëndroj në këmbët e veta.

Mësuesja nga Latakia, është e diplomuar nga dy universitete. Pas infermierisë dhe teologjisë, ajo tani në Universitetin e Lirë të Halepit është duke studiuar shkenca politike. Ajo është 40 vjeçare dhe ka dy fëmijë.

Fulfule në një bisedë për Anadolu Agency (AA) tregon se derisa ka qenë shtatzëne dhe ka pasur një foshnjë 8 muajshe është burgosur.

“Në fillim të revolucionit isha mësuese. Isha duke dhënë mësime për fikh (jurisprudenca islame) dhe kelam (teologjia) për klasat 10 dhe 11. Pasi revolucioni filloi në Dera, edhe tek ne erdhi një kurajo. Në Latakia, gratë filluam demonstratat tona pa e kundërshtuar shtetin. Vetëm dëshironim që të bëhen reformat dhe të pakësohet burgosjet. Synimi në fillim nuk ishte aspak rrëzimi i regjimit. Në burgjet qëndronin shumë njerëz nga periudha e masakrës së Hama në vitin 1980, ishim duke kërkuar të drejtat e tyre. Dëshironim rritjen e pagave. Filluam me shoqet demonstratat tona. Menjëherë u mbyllën hyrjet dhe daljet e vendit ku ishim. Edhe meshkujt morën pjesë në protesta. Bashkë me ata hynë edhe nga inteligjenca dhe forcat e sigurisë. Në atë ditë unë dhe 3 gra të tjerë me mua u arrestuam. Gjithsej 16 persona ishin të arrestuar”, shpjegon Fulfule.

“Katër muaj pasi u burgosa, familjen time e kishin njoftuar se kam vdekur”

Ajo tha se në muajin maj të vitit 2011 është arrestuar. “11 muaj qëndrova në Burgun Adra. Kur isha e burgosur vajza ime ishte 8 muajshe dhe isha shtatzëne. Katër muaj pasi u burgosa, familjen time e kishin njoftuar se kam vdekur”, u shpreh Fulfule më tej.

Më tutje Fulfule, thekson se pasi që ka ardhur koha të lind, është dërguar në spital ushtarak, ku pasi ka kërkuar nga një infermiere ka mundur të telefonoj familjen.

Familja e tij prokurorit i ka dhënë sasi të lartë të ryshfetit, tregon Fulfule, pas së cilës është liruar bashkë me foshnjën e saj. Për të qenë në siguri, ajo bashkë me fëmijët e saj ka ikur në vendet që gjenden nën kontrollin e opozitarëve.

Fulfule tregon se bashkëshorti e ka braktisur me pretendimin se “është përdhunuar”. “Pasi dola nga burgu, në takimin tonë të parë, ‘E meritove këtë. Kush të tha të dalësh në protesta?’ më tha dhe më braktisi. Gjëja e parë që i pyesin gratë pasi dalin nga burgjet është a janë të dhunuar apo jo. Elhamdulillah nuk përjetova një gjë të tillë, por shumë raste kam dëgjuar. Në vendin ku migrova fillova të fsheh se jam ish-burgosur. Kisha nevojë të punojë që të mund t’i shikojë fëmijët”, theksoi Fulfule.

“Pashë gra që janë përdhunuar e kanë mbetur shtatzënë”

“Qëndronim në qeli. Kur dëshironin të torturonin dikë e nxirrnin në korridor. Zëra të goditjes, era e djegies… Pash gra që janë përdhunuar e kanë mbetur shtatzënë. Shumica lindën në burg dhe dolën me fëmijët e tyre”, tha ajo duke treguar përjetimet e saj në burg.

Fulfule gjithashtu tregoi se pas një kohe ka filluar të bëjë punime për t’i ndihmuar gratë që janë abuzuar dhe përdhunuar, duke i dhënë atyre mbështetje psikologjike.

Ajo në fund shprehet se dëshira më e madhe e saj është t’i japë një të ardhme të mirë fëmijëve të saj.


SHPËRNDAJE