Google rrezikon një tjetër gjobë rekord nga Bashkimi Evropian

Google mund të goditet nga një tjetër gjobë rekord nga Bashkimi Evropian me arsyetimin se ka përdorur sistemin operativ Android për të zgjeruar perandorinë e kërkimit në internet.

Gjoba mund të bëhet publike më 17 ose 18 Korrik dhe do të lërë në hije atë prej 2.4 miliardë eurosh të vitit të kaluar sipas britanikes The Telegraph.

Prej disa vitesh eurokomisionerja për konkurrencën Margaret Vestager ka nisur një hetim ndaj Google ku besohet se gjigandi i kërkimit ka detyruar prodhuesit e telefonëve Android të instalojnë aplikacionet e kompanisë.

Telefonët Android zënë 74% të tregut të telefonëve në Evropë.

Por Google insiston se marrëveshja me prodhuesit u jep atyre lirinë për të konkurruar me Apple.

Komisioni Evropian ka fuqinë për të gjobitur deri më 10% të të ardhurave vjetor prej 9.5 miliard euro.

Përveç kësaj, Google do të detyrohet të thyejë marrëveshjet ekzistuese me prodhuesit.

Kjo do të thotë se më shumë telefonë Android pa aplikacionet e Google do të dalin në shitje duke u ardhur në ndihmë rivalëve si Microsoft Bing apo Mozilla Firefox. /PCWorld Albanian