Google akuzohet për diskriminim

Gjigandi teknologjik amerikan Google është akuzuar për diskriminim ndaj punonjësve të bardhë meshkuj me këndvështrime politike konservatore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ish-inxhinieri i Google, James Damore, ka hapur padi për diskriminim në Gjykatën Rajonale të Santa Claras ndaj ndërmarrjes për pushim nga puna për shkak të pikëpamjeve politike.

Damore, në padinë e hapur bashkë me një tjetër inxhinier të dëbuar nga puna, tha se ndërmarrja e ka bërë shprehi përjashtimin e punonjësve me pikëpamje të ndryshme nga agjenda me ideologji liberale të ndërmarrjes dhe se diskriminon të gjithë personat me pikëpamje konservatore, përfshirë dhe ata të cilët mbështesin presidentin amerikan Donald Trump.

Avokati i Damores, ish-zyrtari i Partisë Republikane Harmeet Dhillon, në konferencën për media të organizuar bashkë me klientin e tij pohoi se punonjësit e Google dhe ndërmarrjeve të tjera teknologjike në Silicon Valley, në rast të shprehjes së këndvështrimeve konservatore politike, ballafaqohen me shtypje dhe kërcënime nga menaxherët dhe kolegët e punës.

Dhillon gjithashtu pohoi se përmbushja e kuotave për punësim të femrave dhe pakicave etnike në ndërmarrjet teknologjike për të rritur diversitetin nënkupton diskriminim ndaj meshkujve të bardhë.

Në shënimet e brendshme informuese të përgatitura gjatë punës në Google, Damore ka shkruar se rritja e diverzitetit në ndërmarrje dhe programet për punësim të femrave dhe anëtarëve të pakicave etnike, kanë shkaktuar tëhuajtjen e personave me pikëpamje politike konservatore.

Ndryshe, Damore është pushuar nga puna për shkak se pohimet e tij në shënimin e titulluar “Dhoma e Jehonës Ideologjike të Google” të përbërë nga dhjetë faqe, ku thotë se femrat nuk marrin pozita në nivelet e sipërme për shkak të “dallimeve biologjike mes meshkujve dhe femrave”, që sipas Google “kanë shkaktuar avancim të stereotipeve gjinore në vendin e punës”.