Golashënuesit më të mirë në histori të “El Clasico”?

Real Madrid dhe Barcelona janë duke u përgatitur për një tjetër ‘El Clasico’ në muajin mars.

Të dy këto skuadra janë përballur mes vete të mërkurën në mbrëmje, me Barcelonën që fitoi 0-3 në ‘Santiago Bernabeu’, për të siguruar kalimin në finale të Kupës së Mbretit.

Një ‘El Clasico’ tjetër do të luhet më 2 mars, ku në kuadër të La Ligas, Real Madrid sërish e pret në shtëpi Barcelonën.

Përballjet mes këtyre dy skuadrave, cilësohen si më të mëdhatë në futboll, dhe lojtarët janë pjesë e këtyre përballjeve, cilësohen si më të mëdhenjtë në histori.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është golashënuesi më i mirë në histori të ‘El Clasico’, me 26 gola të shënuara.

Pas tij vijnë Alferdo Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo, që kanë shënuar nga 18 gola në ‘El Clasico’.

Raul Gonzales renditet në vendin e katërt, me 15 gola.