Gol fantastik nga Celina, dyfishon rezultatin ndaj Manchester City-t

Swansea ka dyfishuar rezultatin ndaj Manchester City-t në kuadër të FA Cup.

Pas golit të parë të shënuar nga Matt Grimes, Swansea ka dyfishuar rezultatin me golin e Bersant Celinës, transmeton Indeksonline.

Vlen të theksohet se Celina më parë ishte pjesë e “citizens” dhe kishte thënë se do të mundohet që në këtë ndeshje t’iu tregoj atyre se cfarë kanë humbur.