Goditja e Shqipërisë nga tërmeti, qytetarët ende jashtë shtëpive

Shqipëria është prekur nga lëkundje të fuqishme tërmeti, që kanë shkaktuar dëme materiale të mëdha dhe dhjetëra persona janë lënduar.

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 me epiqendër në Detin Adriatik ndërsa lëkundja e dytë, që u ndje më së shumti në qytetin e Durrësit, ishte me magnitudë 3.2 .

Qytetarët e kësaj ane janë shprehur mjaft të shqetësuar dhe kanë frikë për një përsëritje të tërmetit.

Ata natën e mbrëmshme e kanë kaluar jashtë shtëpive dhe apartamenteve të tyre, përderisa në stadiumin e qytetit të Durrësit janë ngritur tenda ku po qëndrojnë durrsakët.

Ekziston rreziku për dridhje tjera, mirëpo sipas zyrtarëve të Institutit të Sizmologjisë më e keqja ka kaluar. Sipas tyre epiqendra e tërmetit është në det.