Godin arrin marrëveshje me klubin e ri

Diego Godin ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.

Diego Godin do ta përfundojë aventurën e tij në Atletico Madrid.E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se qendërmbrojtësi uruguaian ka vendosur të fillojë një aventurë të re.

Godin do ta zhvillojë duelin e fundit me Atleticon në shtëpi të shtunën e 12 majit ndaj Sevillas, përcjell lajmi.net.Godin ka refuzuar ofertën e vazhdimit të kontratës në Atletico Madrid.

E ardhmja e tij, në pritje të konfirmimit zyrtar, do të vazhdojë te skuadra nga Serie A, Inter.