Gmail shkon përtej pritshmërive të përdoruesve, këto janë veçoritë të reja

Përdoruesit e aplikacionit ‘Gmail’ mund të planifikojnë kohën kur të dërgohet ‘e-mail’-i, të zgjedhin linja të sugjeruara në fushën e ‘subject’ dhe disa mundësi të tjera.

Shërbimi i ‘e-mail’ po feston përvjetorin e 15-të të hënën, dhe, si rezultat, ka lansuar edhe disa karakteristika të reja, të dizajnuara për 1.5 miliardë përdorues, transmeton lajmi.net.

Google pretendon se njëra nga këto karakteristika ndihmon përdoruesit që të vendosin linja të sugjeruara në fushën ‘Subject’, përkatësisht në atë të cilën vendoset titulli i mesazhit.

Kompania gjithashtu lajmëroi se do të hapet një udhëzues gjatë kompozimit të mesazheve, që do t’iu ndihmojë përdoruesve sesi t’i shfrytëzojnë karakteristikat e reja.

Më poshtë i gjeni të plota tiparet e Gmail që do të fillojnë të dalin më 1 prill:

Dërgimi i planifikuar: Dërgoni një ‘e-mail’ në ndonjërin nga personat e caktuar, me qëllim që të mund t’ia dërgoni atë më vonë. Kjo i del më së shumti në ndihmë personave që kanë të bëjnë me kompani nga vende me zona të ndryshme kohore.

Linja të sugjeruara në fushën ‘Subject’: Siç u cek, kjo karakteristikë ndihmon përdoruesit që të përzgjedhin ndonjë nga sugjerimet e ofruara nga ‘Smart Compose’.

Personalizimi i ‘Smart Compose’: Gmail gjithashtu do t’iu lejojë të personalizoni sugjerimet në lidhje me ‘Subject’.

Sugjerimet deri më tani janë në dispozicion vetëm në 4 gjuhë, përkrah gjuhës angleze: gjuhës spanjolle, asaj frenge, italiane dhe portugeze.

SHPËRNDAJE