Gjyqtari i tretë i Kosovës që pranohet në FIFA si kryesor

Kosova po vazhdon të “pasurohet” me gjyqtarë kryesor në shtëpinë më të madhe të futbollit, FIFA.

Visar Kastrati është gjyqtari i tretë që pranohet në FIFA si gjyqtar kryesor, shkruan Indeksonline.

Para tij, kanë hyrë edhe Genc Nuza e Besfort Kasumi. Kastrati referon me sukses ndeshjet e Superligës së Kosovës, ndërsa tash e ka marrë “vizën” edhe për referimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Prizrenasi 33 vjeçar do të fillojë të referojë në gara ndërkombëtare nga viti 2020.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 79152419_2441312196086120_1818897548681674752_n.jpg