Gjykata ua vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Gjykata Themelore ka vendosur që të dyshuarve për vrasjen e Aulon Zekës, tu vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, më 13.10.2017, ka bërë kërkesë për vazhdimin e paraburgimit ndaj të miturve G.H dhe R.G, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 pika 1.1 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Më 17.10.2017, kemi pranuar vendimin nga Gjykata Themelore Prishtinë, për vazhdimin e paraburgimit”, ka thënë Luftiu.

Më tej ai ka theksuar se masa e paraburgimi ndaj të miturve të lartcekur është vazhduar për 2 muaj, dhe atë deri më 17.12.2017.

Aulon Zeka ishte vrarë më 16 shtator të këtij viti, derisa një ditë më pas për vrasjen e tij policia ka arrestuar dy të mitur, një vajzë dhe një djalë.