Gjykata Themelore në Pejë, i cakton një muaj paraburgim personit që shiste mish të prishur

Gjykata Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Sali Shkuliqi, për shkak të dyshimit të bazuar se shiste mish të prishur. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji. “Me datë 16.01.2019, në kohë të pacaktuar, në fshatin Trestenik, Komuna Pejë, së bashku me të pandehurin R e kanë blerë lopën e sëmurë nga i pandehuri M.B në shumë prej katërqind euro, me qëllim që ta vënë në qarkullim mishin duke e ditur se është i sëmurë. Pas marrjes së informacionit policia shkon në bastisje në shtëpinë e të pandehurit dhe njoftojnë Inspektorët Komunal të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ku me atë rast konstatojnë se në shtëpinë e tij gjenden 1,089 kg mishra të përziera të cilat kanë qenë të destinuara për konsumim publik. Me këto veprime i pandehuri S.SH dyshohet se si bashkë-kryerës, ka kryer veprën penale prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi. Ndërkaq, kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
SHPËRNDAJE