Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj tre kosovarëve të kthyer nga ISIS

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve se kanë luftuar për ISIS-in.

Arijan Kryeziut, Visar Qugovcit dhe Agon Misinit sot kanë mbajtur seancë gjyqësore ku edhe iu është caktuar kjo masë e paraburgimit. Ndërsa një muaj paraburgim do të mbaj edhe i mituri Rexhë Tafaj.

Ky vendim nga gjykata është marrë me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Prokurori, Sylë Hoxha tha sot për lajmi.net se të dy palët janë të obliguara t’i përfillin afatet ligjore sa i përket çështjen në fjalë.

Katër burrat janë arrestuar pas kthimit nga Siria nën dyshimet për pjesëmarrje në luftërat e huaja.

Në mesin e 110 kosovarëve të kthyer nga Siria janë edhe 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijët që kanë humbur prindërit në luftën e Sirisë.